Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak: 900 mln eurot për Kosovën nga “Plani i Rritjes” të kushtëzuara me dialogun


Për përfitimin e mbi 900 milionë eurove nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, është diskutuar sonte gjithashtu në takimin Lajçak-Bislimi.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se për t’i përfituar milionat Kosova u diskutua se si të arrihet marrëveshja pozitive, përcjell Express.

Siç e dini është një instrument financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor,  për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve