Vendosni fjalën kyçe....

Marrin flakë kullotat në Mashkullorë


Një zjarr i madh ka përfshirë kullotat në fshatin Mashkullorë, duke filluar rreth orës 13:00. Zjarri është pikasur në një zonë malore dhe të papërshtatshme për mjetet e zakonshme të shuarjes së zjarrit, gjë që ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen.

Për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të thatë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të kullotave dhe shkurreve përreth.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 20 forca vullnetare dhe zjarrfikës, të cilët po përpiqen të ndalojnë përhapjen e zjarrit me mjetet rrethanore që kanë në dispozicion. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit.