Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencë me gazetarët tha se përballja me Kroacinë do jetë e vështirë, sidomos në pjesën e mesfushës.
Ai shtoi se kundërshtari në mesfushë ka lojtarë të mirë, të cilët përbëjnë dhe zemrën e ekipit të Kroacisë.
“Janë me të vërtetë lojtarë më të mirë aty. Perisiç ka luajtur për Interin dhe ka aftësi shumë të mira dhe lojtarë kanë pasur një karrierë shumë të mirë. Kanë cilësia të lartë dhe pasim shume të lartë. Duhet të përgatitemi për sfidën e mesfushës. Mesfusha, aty është Zemra dhe kjo do të jetë një sfidë për ne”, tha ai.