Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Francë, humbin jetën 7 persona


Shtatë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në Francë mbrëmjen e së martës, raporton APA duke cituar median lokale Le Parisien.

Aksidenti me tre automjete ka ndodhur pak para orës 19:00. (1700 GMT).

Automjeti i parë, në të cilin ndodheshin pesë persona, është përplasur me një mjet tjetër që vinte në drejtim të kundërt, në të cilin ndodhej një çift. Më pas mjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pesë personat në automjetin e parë dhe çifti në të dytin mbetën të vrarë. Dy personat në automjetin e tretë u plagosën dhe u dërguan në spitalin lokal.

Trafiku u ndërpre në të dy drejtimet gjatë operacioneve të shpëtimit, thanë autoritetet lokale në X, shkruajnë mediat e huaja.