Mesufshori kuqezi, Kristjan Asllani u ndal për mediat pas barazimit 2-2 me Kroacinë.
“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët.
Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur.
Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur?
Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.