Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 15:00 kundër Kroacisë, për ndeshjet e dyta në Grupin B të Euro 2024. Tanimë trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë dalë me formacionet zyrtare.
Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanike, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para. Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.
Në Grupin B të Euro 2024, Spanja dhe Italia janë me tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë. Atmosfera në stadium është e zjarrtë, teksa pritet që të jenë më shumë se 15 mijë tifozë kuqezi në një impiant me 49 mijë ulëse.
Formacionet zyrtare:
Kroacia 4-3-3: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Petkovic Trajner: Zlatko Dalic
Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj Trajner: Sylvinho