Vendosni fjalën kyçe....

EURO 2024 – Gjermania fiton ndaj Hungarisë dhe kualifikohet më tej


Kombëtarja e Gjermanisë vijoi me fitore këtë edicion të “EURO 2024”.

Pasi mposhti Skocinë 5-1 në xhiron e parë, në sfidën e dytë kombëtarja gjermane triumfoi edhe ndaj Hungarisë, me shifrat 2-0.

Golin e parë për “Pancerët” e shënoi Jamal Musiala në pjesën e parë të ndeshjes.

Gjermania nuk u ndal në 45-minutëshin e parë, duke pasur edhe raste të tjera të mira shënimi, por që finalizimi i mungoi.

Në pjesën e dytë, Gjermania e vazhdoi dominimin ndaj hungarezëve.

Golin e dytë për kombëtaren gjermane e shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 67-të të ndeshjes.

Gjermania do përballet në sfidën e fundit të grupeve ndaj Zvicrës, ndërsa Hungaria do luajë kundër Skocisë.