EURO 2024 – Zvicra nuk shkon përtej barazimit me Skocinë


Sfida e dytë e fazës së grupeve mes Zvicrës dhe Skocisë për llogari të grupit A në Europian ka përfunduar në barazim 1-1.

Helvetët nuk ja dolën të merrnin fitore përballë skocezëve të cilët vinin nga një humbje dërrmuese në sfidën hapëse përballë Gjermanisë ku u mundën 5-1.

Skocezët shënuan të parët me McTominay në minutën e 13’ ndërsa barazoi rezultatin Shaqiri në minutën e 26.

Skuadrat ndanë nga një pikë me Zvicrën që renditet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Skocia renditet e treta me një pikë. Në grupin A kryeson Gjermania me 6 pikë në dy ndeshje dhe Hungaria renditet e fundit pa asnjë pikë.