Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollahu kërcënon Izraelin dhe Qipron nëse lufta në Gaza merr përmasa të gjera


Hezbollahu ka shkëmbyer zjarri me Izraelin për më shumë se tetë muaj paralelisht me luftën në Gaza. Të martën, grupi i mbështetur nga Irani publikoi atë që tha se ishin pamjet me dron të vendndodhjeve ushtarake thellë në territorin izraelit.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, shefi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se “nuk do të ketë vend të sigurt nga raketat dhe dronët tanë” në Izrael në rast të një lufte më të gjerë.

Izraeli “e di se ajo që e pret gjithashtu në Mesdhe është shumë e madhe… Përballë një beteje të këtyre përmasash, ai e di se tani duhet të na presë në tokë, në ajër dhe në det,” shtoi Nasrallah, përcjell France 24.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kishte paralajmëruar të martën se një vendim për një luftë gjithëpërfshirëse me Hezbollahun do të vinte së shpejti dhe ushtria izraelite tha se “planet operative për një ofensivë në Liban u miratuan dhe u vërtetuan”.

Nasrallah kërcënoi gjithashtu Qipron duke e akuzuar atë se ka lejuar Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për stërvitje ushtarake.

Qeveria qipriote duhet të paralajmërohet se hapja e aeroporteve dhe bazave qipriote për armikun izraelit për të shënjestruar Libanin do të thotë se qeveria qipriote është bërë pjesë e luftës dhe rezistenca (Hezbollahu) do ta trajtojë atë si pjesë e luftës,” tha Nasrallah. .