Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë së tij, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Valter Begajt, ortaku i Evis Berberit


Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e Valter Begajt për heqjen e sekuestros së kompanisë “DAMM” shpk.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se në Shkallë të Parë pritej që të shqyrtohej një tjetër kërkesë e Begajt, ajo e të zbutjes së masës së sigurisë. Por seanca u shty në një tjetër datë, për shkak të mungesës së prokurorit.

Në GJKKO, Begaj kërkonte ndryshim të masës, nga “arrest në burg”, në një masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se pak ditë më parë trupa gjykuese në shkallë të parë liroi nga qelia Ervis Lamin, bashkëpunëtorin e Begajt, të cilët u vendosën në pranga së bashku me Evis Berberin, ish- drejtorin e ARRSH në muajin mars të këtij viti.

Lami u la në masën “arrest në shtëpi”, ndërkohë që Beberi dhe Begaj vijojnë të qëndrojnë në qeli, si persona të dyshuar se kanë kryer veprën e korrupsionit dhe atë të pastrimit të parave.