Vendosni fjalën kyçe....

Kroaci 0-1 Shqipëri/ Kombëtarja merr avantazhin, Qazim Laçi shënon pas 11 minutash


Lojtari i Kombëtares tonë Qazim Laçi ka zhbllokuar shifrat pas 11 minutash lojë me Kroacinë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.

3′ Tanët e nisin mbarë në minutat e para, kërkues me Bajramin dhe Manaj.

2′ Më shumë se 15 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.

1′ Nis ndeshja në Hamburg, atmosfera gjatë këndimit të himnit kuqezi emocionuese.

Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanike, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para. Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.