Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri holandez drejt zgjedhjes në krye të NATO-s pas heqjes së vetos hungareze


Mark Rutte është në rrugës për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s pasi Budapesti hoqi veton me një marrëveshje pas një letre dërguar nga Rutte kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Letra i jep garanci kryeministrit hungarez nga kreu i NATO-s se Rutte nuk do të vendoste ushtrinë e Budapestit ose nuk do të shpenzonte paratë e Hungarisë për të mbështetur Ukrainën.

Pasi Orbán njoftoi se kishte hequr dorë nga kundërshtimet e tij të mëparshme ndaj kryeministrit holandez në largim, Sekretari i Përgjithshëm aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg raportoi se procesi i përzgjedhjes do të përfundonte “shumë shpejt”.

Orban postoi në X një kopje të letrës që iu dërgua, duke shkruar: “Pas takimit të djeshëm në Bruksel… Rutte konfirmoi se ai e mbështet plotësisht këtë marrëveshje dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, nëse ai bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.”

Në letrën e tij, Rutte shkruante se do të respektonte marrëveshjen e arritur midis Stoltenberg dhe Orban në Budapest javën e kaluar, e cila konfirmoi se Hungaria do të lihej jashtë mbështetjes së NATO-s për Ukrainën.

Rutte gjithashtu përmendi se ai kishte marrë parasysh vërejtjet e paidentifikuara që kishte bërë për Hungarinë në vitin 2021, të cilat kishin shkaktuar pakënaqësi brenda qeverisë hungareze.

Politikani 57-vjeçar holandez e siguroi Orbanin me shkrim se trupat dhe fondet e Hungarisë nuk do të përfshiheshin në mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.

Vendimet në NATO merren me konsensus midis të gjithë anëtarëve. Prandaj, vetoja e Hungarisë në udhëheqjen e Rutte do të thoshte se ai ishte i bllokuar nga ngjitja në pozicionin e lartë në aleancë.