Vendosni fjalën kyçe....

Laçi: Pikë e merituar, ndaj Spanjës pse mos të tentojmë kualifikimin


Qazim Laçi, autori i një prej golave të Kombëtares foli pas barazimit 2-2 me Kroacinë. Ai tha se ishte një performancë shumë e mirë. Më tej u shpreh se është shume i lumtur për golin dhe se në ndeshjen me Spanjën do të jetë e vështirë.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”, u shpreh Laçi.