Mark Rutte, kryeministri holandez në largim, pritet të bëhet kreu i ardhshëm i NATO-s pasi ka siguruar mbështetjen e Hungarisë duke siguruar se forcat hungareze nuk do dislokohen dhe as fondet e saj nuk do shpenzohen në mbështetje të Ukrainës.
Hungaria hoqi veton ndaj Rutte-s të martën, pas garancive të këtij të fundit, të përfshira në një letër drejtuar kryeministrit Viktor Orban, duke hequr një pengesë të madhe që ai të bëhej zyrtari më i lartë civil i NATO-s.
Marrëveshja mund të lejojë gjithashtu NATO-n të bëjë një shfaqje të madhe uniteti kur presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologët e tij takohen në Uashington më 9-11 korrik. Samiti do shënojë 75 vjetorin e NATO-s.
Në bisedimet në Budapest javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do japë dorëheqjen në tetor, arriti një marrëveshje me Orban për të siguruar që Hungaria nuk do bllokonte planet e NATO-s për Ukrainën.
Stoltenberg pranoi që Hungaria nuk duhet të detyrohet të sigurojë personel ose fonde për përpjekjet e përbashkëta, por Orban donte ta dëgjonte edhe nga Rutte.
NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, duke i dhënë secilit prej 32 vendeve anëtare një veto efektive, përfshirë nëse ajo duhet të marrë pjesë në ndonjë përpjekje ose operacion të përbashkët.
Duke folur në mediat sociale, Orban tha se ishte e rëndësishme që Hungaria të vendoste “që kjo marrëveshje mund t’i qëdrojë kohës”. Ai postoi letrën e Rutte, të datës 18 qershor, një ditë pasi dy burrat ishin takuar në Bruksel në periferi të një samiti të Bashkimit Evropian.
Rutte shkroi se “në detyrën e mundshëm të ardhshëm si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, unë do ta mbështes plotësisht këtë rezultat të bisedimeve midis Jens Stoltenberg dhe jush”.
Orban-it i mjaftoi.
“Kryeministri Mark Rutte konfirmoi se ai e mbështet plotësisht këtë marrëveshje dhe do vijojë ta bëjë këtë nëse do bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s. Në dritën e premtimit të tij, Hungaria është e gatshme të mbështesë kandidaturën e kryeministrit Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,” postoi ai në X.
Budapesti ishte ankuar gjithashtu për vërejtjet e paidentifikuara që Rutte kishte bërë për qeverinë hungareze tre vjet më parë dhe kishte kërkuar falje.
Rutte shkroi se ai “mbajti shënime” se vërejtjet e tij të kaluara “shkaktuan pakënaqësi në Hungari. Prioriteti im në detyrën e mundshëm të ardhshme si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s do jetë ruajtja e unitetit dhe trajtimi i të gjithë aleatëve me të njëjtin nivel mirëkuptimi dhe respekti.”