Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Kroacisë: Nuk prisnim një Shqipëri kaq të fortë, jemi ende gjallë


Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic doli në konferencë pas barazimit 2-2 me Shqipërinë në Europian. A i tha se nuk e prisnin  një ndeshje kaq te vështirë.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë. Ndoshta do të dalim më mirë prej këtyre betejave.

Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërsulm. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol.

Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende ‘gjallë’ dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne jemi mësuar rrugën e vështirë”, tha ai.