Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdon beteja me flakët në Greqi, ekipet në terren


Greqia po përballet me zjarret, prej disa ditësh. Flakët kanë përfshirë shumë zona të vendit. Kryesisht ato agro pyjore.

Si pasojë e situatës së vështirë janë angazhuar ekipe zjarrfikëse, 15 automjete, 3 avionë si edhe helikopterë. Gjithashtu janë angazhuar edhe 2 grupe njësish këmbësorie.

Autoritetet kanë shprehur shqetësim për shkak edhe të erërave të forta, që vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ndërkohë dy persona u dërguan në spital pasi morën lëndime të lehta.