Anglia nuk shkoi më tej se një barazim 1-1 kundër Danimarkës.
Sfida e dytë për grupin C u zhvilluar në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt.
Fillimisht, serinë e golave e hapi sulmuesi Harry Kane, që shënoi në minutën e 18-të të takimit.
Golit të Harry Kane iu kundërpërgjigj Morten Hjulmand në minutën e 34-të, me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone.
Skuadrat ndanë nga një pikë në fund të 90 minutshin. Pavarësisht barazimit, Anglia kryeson grupin me 4 pikë e ndjekur nga Danimarka me dy pikë.