Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bën thirrje për protestë kundër Erion Veliajt: Ka pasuruar vëllain dhe bashkëshorten me fonde publike


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të tij që të bashkohen në protestën te Bashkia e Tiranës.

Berisha hodhi akuza ndaj Veliaj se ka abuzuar me detyrën duke grabitur fonde nëpërmjet aferës së inceneratorëve dhe drejtorëve të tij.

Më tej kreu i PD-së tha se Veliaj duke shfrytëzuar detyrën pasuroi me fonde publike të vëllain dhe bashkëshorten.

U bëj thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohemi nesër në betejë kundër njërit prej simboleve më të shpifura, më të urryera, më të padenja të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që ka emrin Erion Veliaj. Erion Veliaj përfaqëson prototipin e njeriut të zhveshur nga çdo normë, karakter dhe moral. E njeriut që detyrën e mori për të vjedhur qindra milionë me djegësin e Tiranës dhe për të mos pasur pas 6 vitesh nam as nishan të tij. Erion Veliaj, detyrën e shfrytëzoi për të vjedhur me emrat e drejtorëve të tij 100 përqind të fondeve publike, tendera me kompanitë e tij. Si askush tjetër, Erion Veliaj, detyrën e shfrytëzoi për të majmur, për të pasuruar vëllain dhe bashkëshorten, me të cilët ai ka marrë peng të tjerët. Në çdo pozicion që ta kthesh, më falni për shprehjen se nuk dua të prish gojën, ai del i poshtër, i poshtër dhe vetëm i poshtër. Erion Veliaj vazhdon paturpësisht dhe sfidon qytetin, qytetarët, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe del në zyrë. Ai vazhdon të vjedhë sikur nuk është kapur në flagrancë me 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Sikur nuk është kapur në flagrancë me 38 milionë euro të kompanisë 5D. Sikur nuk është kapur në flagrancë me tenderat që i ka dhënë bashkëshortes së tij dhe vëllait”-deklaroi Veliaj.