Vendosni fjalën kyçe....

Koordinatori amerikan për Anti-Korrupsionin Global: SHBA do vijojë mbështetjen për institucionet e drejtësisë


Ditën e sotme Koordinatori amerikan për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew zhvilloi një sërë takimesh struktura të drejtësisë në vend.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë momente nga takimet e zhvilluara nga Nephew.

Ai u takua me kreun dhe prokurorët e SPAK-ut, përfaqësues të anti-korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë, ILDKPKI dhe Agjencinë e Prokurimit Publik.

Koordinatori diskutoi me zyrtarët shqiptarë për luftën kundër korrupsioinit dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”-thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.