Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja/ Koreja e Veriut dhe Rusia do ndihmojnë njëra-tjetrën me çdo mjet të mundshm në rast sulmi


Koreja e Veriut dhe Rusia ranë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur, sipas një pakti që krerët e tyre nënshkruan gjatë vizitës së parë të presidentit rus Putin në 24 vjet.

Premtimi shihet si ringjallje e një marrëveshjeje të mbrojtjes së ndërsjellë sipas një traktati të vitit 1961 të miratuar nga aleatët e Luftës së Ftohtë, i cili u anulua në vitin 1990 kur Bashkimi Sovjetik vendosi lidhje diplomatike me Korenë e Jugut.

Marrëveshja për një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” të nënshkruar nga presidenti rus Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un të mërkurën është një nga lëvizjet e profilit më të lartë në Azi nga Moska në vite.

“Nëse secila palë përballet me një pushtim të armatosur dhe është në gjendje lufte, pala tjetër do përdorë menjëherë të gjitha mjetet e disponueshme për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihmë të tjera në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së dhe ligjet e çdo vendi,” thuhet në Nnin 4 të marrëveshjes.