Pavarësisht viteve që kalojnë, Serbia vazhdon të ngatërrojë futbollin me politikën.
Te Federata e njohur, përveç fokusit te kombëtarja e tyre, nuk harrojnë asnjëherë të vëzhgojnë me kujdes sjelljen e shqiptarëve.
Së fundmi, Federata e Serbisë është ankuar në UEFA, pasi sipas saj tifozeritë e Shqipërisë e Kroacisë u bashkuan në kore kundër Serbisë, gjatë ndeshjes. Mbetet të shihet përgjigja e organit më të rëndësishëm futbollistik në Europë, në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë se Serbisë iu pranua ankesa e bërë për një gazetar nga Kosova, i cili pasi bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi-Shqipëri, nuk do ketë të drejtë të bëjë detyrën e tij deri në fund të kompeticionit.