Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Gjetjet e KLSH-së për Check Up tronditëse, Plarent Ndreca po përdor Komisionin për hakmarrje personale


Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat.Vokshi tha se gjetjet e KLSH-së për Chek Up janë tronditëse. Ajo shtoi se Plarent Ndreca është duke përdorur Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi për hakmarrje personale, pasi KLSH e ka paditur më herët.

Sipas Vokshit, Ndreca ka kërcënuar audituesin edhe më 2015, duke shtuar se pikërisht Plarent Ndreca përdoret nga kryeministri i vendit për të penguar punën e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

“Do bëjmë kallëzim penal ndaj atyre që pengojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Plarent Ndreca po shfrytëzon institucionin, për hakmarrje personale. Ndreca po hakmarret ndaj raporteve të KLSH, që janë bërë në kohën që Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm. Ndreca po intimidon dhe kërcënon audituesit e KLSH-së. Gjetjet e KLSH për Chek Up kanë qenë tronditëse, pasi në 8 muaj është paguar Vil Manushi, pa bërë asgjë për teste dhe analiza të Chek Up. Ndreca bënte pyetje që nuk kishin lidhje me atë që flitej në Komision.

Ndreca ka sulmuar drejtpërdrejt KLSH-në. Të njëjtit auditues i ka kërcënuar edhe më 2015. Ndreca ka çuar në ndjekje penale edhe audituesin, po për hakmarrje personale. P. Ndreca nuk duhet të ishte në shërbimin civil. KLSH ka gjetur shkelje marramendëse edhe në Ministrinë e Brendshme. Plarent Ndrecën e sollën në parlament, vetëm për firmat që vendoste si Sekretar i Përgjithshëm. Edi Rama po përdor Plarent Ndrecën, për të penguar hetimin parlamentar. Ne nuk do lejojmë që të na kërcënohen dëshmitarët, sepse në bazë të tyre do të vendosen fatet e hetimit”, u shpreh Vokshi.