Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do garoj në 2025, ose me logon e PD-së nëse e rikthen Gjykata ose si alternativë


Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se grupimi që ai përfaqëson do të çojnë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e gjykatës që i dha vulën Sali Berishës.

Ai u shpreh se pavarësisht atij vendimi shqiptarët do të kenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e 2025, ku siç tha do të garojë, qoftë me logon e PD nëse i kthehet ligjshmëria ose si një alternativë tjetër.

S’kemi marrë vendim për parti të re, do çojmë rekurs në Gjykatë të lartë se s’mund të lejojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Është një shkeljen e ligjit dhe produkt i një pazari mes Ramës dhe Berishës, ky i fundit mjaftohet me vulën. Do ndjekim gjithçka në përputhje me parimet tona, shqiptarët do ta kenë alternativën në zgjedhje, pa diskutim që do garojmë në zgjedhje. Rekursi është betejë për ligjshmërinë, nuk jemi duke pritur, as nuk do presim, kemi shpalosur programin. Nëse është vendosur ligjshmëria do ta kërkojmë votën me logon e PD nëse jo me alternativë tjetër”, tha Basha.