Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Raporti i OLAF-it tregon që Rama nuk është zgjidhja por problemi, SPAK-u të hetojë


Deputeti i PD-së Lulzim Basha në një reagim të raportit të OLAF-it për hetimin e fondeve të IPARD-3 për Shqipërinë kërkoi që SPAK-u të kryejë hetime.

Basha tha se raporti i OLAF-it është dëshmia e radhës se qeveria e Edi Ramës nuk është zgjidhja por problemi i çdo shtrese të shoqërisë shqiptare.

Korrupsioni me fondet e BE-së për bujqësinë, siç raporton dhe Zyra Europiane Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), është dëshmia e radhës se qeveria e Edi Ramës nuk është zgjidhja, por problemi i çdo shtrese të shoqërisë shqiptare.

Guximi për të abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë, teksa kanë lënë pa mbështetje fermerët shqiptar, duhet të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK për një hetim të thelluar të këtij skandali, që dëmton familjet fermere dhe pasuron klientët e qeverisë.
Shqipëria nuk meriton të jetë gazi i botës prej skandaleve të Edi Ramës.
Shqipëria meriton më shumë dhe me programin tonë do të ketë më shumë.

Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do zhbllokojë 112 milionë eurot që BE ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.

Synim ynë kryesor për bujqësinë është mbështetja çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Me këtë paketë serioze, të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, të cilat do ndihmohen të dalin nga errësira, varfëria dhe stanjacioni i qeverisë Rama”-shkruan Basha.