Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania arreston tre persona të dyshuar për spiunazh


Tre persona janë arrestuar në Gjermani  të dyshuar për spiunazh për një shtet të huaj.

Sipas deklaratës, ata janë një rus, një ukrainas dhe një armen, të cilët po vëzhgonin një kafene në Frankfurt, ku ndodhej objektivi i tyre, një burrë nga Ukraina.

Ky i fundit, siç raporton Der Spiegel, ka dyshuar tek ata dhe ka lajmëruar policinë.

Tre të dyshuarit, të cilët besohet se punojnë për shërbime të huaja inteligjente, janë arrestuar dhe po merren në pyetje.