Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij janë përballur me një grabitje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë për kampionatin evropian që po mbahet në Gjermani.
Sipas faqeve lokale, një grup prej të paktën pesë personash të armatosur hynë në vilën e futbollistit rreth ores 22:00, ku në atë moment Baggio ishte në shtëpi ku Baggio u përpoq të ndalonte kriminelët, por njëri nga grabitësit e goditi atë në ballë me kondakun e armës, duke i shkaktuar një plagë.
Ndërsa ai dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë, grabitësit kanë kthyer vilën përmbys duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti ka kuptuar se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë, shkruan Sky sport.