Ka zgjatur vetëm 40 minuta protesta e opozitës, që u mbajt para bashkisë së Tiranës.
Duket se i nxehti përvëlues i këtyre ditëve, ka prishur planet e opozitës, e cila ka zgjatur vetëm pak tubimin në fjalë, që është i 13-ti në radhë.
Kujtojmë se prej disa kohësh, opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ashtu si dhe në ditë të tjera edhe sot folën përfaqësues të opozitës si Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Dorian Teliti përfaqësues nismës Aleanca për Teatrin.
Gjithashtu u hodh sërish molov para godinës.