Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon SPAK-un e Dumanin: Është investuar personalisht për të më goditur politikisht


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se Shqipëria ka një problem madhor me mafien ndërkombëtare ndërsa e etiketoi kryeministrin Rama si kryemafioz që ka kapur SPAK-un përmes ‘Ramaformës’.

Në një intervistë për Report TV, Meta tha se kreu i SPAK-ut Altin Dumani është investuar personalisht për ta goditur atë politikisht.

Po kështu kreu i PL-së tha akuzoi gjithashtu Ramën e Dumanin se janë investuar në mënyrë kriminale për të marrë peng njerëz pranë tij për t’i përdorur kundër tij.

Nuk ekziston asnjë çështje apo akt, vendim i Ilir Metës. Por ekziston një problem madhor për mafien ndërkombëtare dhe për kryemafiozin e Shqipërisë Edi Rama, që përmes Ramaformës ka kapur për zverku SPAK. Dhe për të goditur Ilir Metën dhe gjithëve bashkëpunëtorëve të mi, e dini investimin kriminal të DumDumanit personalisht për të goditur politikisht Ilir Metën si një mbrojtës të palëkundur të sovranitetit të popullit shqiptar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë kundërshtim për hetime të SPAK, por jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminal për të marrë peng njerëz pranë meje, për ti përdoru kundër Ilir Metës në mënyre që të amnistojë problemet që mund të kenë. Ilir Meta mban çdo përgjegjës para ligjit dhe popullit. Por nuk mban përgjegjësi për veprimet apo katet e cilitdo qoftë.” – tha Meta.