Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vendimi për t’u ndarë e mora pas deklaratave të Monikës në SPAK


Kreu i Partisë së Lirisë, i cili mbrëmjen e djeshme njoftoi divorcin nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, njëherazi deputetet e PL-së tregoi arsyet që e shtynë drejt këtij hapi.

Në një intervistë për Report Tv, Meta tha se një nga arsyet ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK.

“Prioriteti im është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijen të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa  i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe. Vendimin për t’u ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time.  Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!” – tha Meta.

I pyetur nga gazetarja nëse ia kishte thënë këtë gjë Kryemadhit, Meta tha se nuk ka asnjë komunikim me të që prej Konventës Kombëtare të PL-së.

“Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që t’i japë fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo i përket  Kryemadhit dhe fëmijëve të mi.” – shtoi Meta.