Vendosni fjalën kyçe....

Ndëprerja e energjisë, Balluku: Shkak defekti në linjën e interkonjeksionit, probleme edhe në Kroaci, Mal të Zi e Bosnjë


Ministrja e Infrastukturër dhe Energjisë Balluku ka shpjeguar për publikun mungesën e energjisë me të cilën u përball vendi pak orë më parë.

Në një deklaratë për shtyp Balluku sqaroi se bëhet fjalë për një avari në linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Greqisë që pati efekt kaskadë në gjithë vendin.

Më tej ajo thekson se e njëjtja situatë është paraqitur edhe n Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci e Bosnjë.

Balluku nënvizion se shkak për avarinë janë bërë volume e mëdha të transmerimit të energjisë dhe temperaturat tejet të larta.

Ministrja shton gjithashtu se falë masave të marrë është rikuperuar energjia në rang vendi në vetëm 30 minuta dhe në Tiranë brenda 17 minutash.

Dekarata e ministres Balluku

“Përshëndetje të gjithëve,

Ndodhem në këtë komunikim publik për t’ju informuar për një situatë kritike me të cilën jemi përballur pak orë më parë, përsa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

 Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.

Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt.

Shumë faleminderit dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim.”