Energjia Elektrike është ndërprerë në disa zona të Tiranës, dhe në disa qytete si Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi.
Sa i përket Tiranës, probleme janë raportuar në zonat e Ali Demikt, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj.
Ndërkohë problematike kanë qenë raportimet në lidhje me disa qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në ashensorë.
Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda.
Burimet bëjnë me dije për një defekt në linjën 400 kv Tiranë 2 – Podgoricë
Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar.