Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një fabrikë alumini në Bolzano të Italisë, 8 të plagosur


Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë alumini në Bolzano të Italisë. Si pasojë e zjarrit, 8 persona janë plagosur, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Dy punëtorë u dërguan në Verona, një në Padova, një në Milano dhe një tjetër në Murnau në Bavari. Kishte kaluar mesnata kur alarmi ra nga kompania e Aluminit në via Toni Ebner pas një shpërthimi të fortë. Zjarri mësohet se shpërtheu në magazinë, atje ku vijonte puna e turnit të tretë, përcjellin mediat.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit dhe identiteti i të plagosurve.