Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për rektor në universitetet publike, shpallen fituesit


Universitetet publike të vendit këtë të premte iu nënshtruan zgjedhjeve akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik.

Në Universitetin e Tiranës do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite Prof. Artan Hoxha në mandatin e dytë.

Në Universitetin e Mjekësisë është zgjedhur rektor Prof. Xheladin Draçini me shumicë apsolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, i cili kandidoi përball prof. Artan Peqinit.

Ndërsa tek Politekniku është zgjedhur rektor Prof. Akli Fundo.

Në Universitetin Bujqësor do të shërbej edhe 4 vite të tjera rektori Fatbardh Sallaku. 

Edhe tek Universiteti i Sporteve do jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa. 

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në rrethe, ndryshe nga çfarë është parë në Tiranë, në rrethe ka pasur interes për 2 deri në 3 kandidatë për rektor në një universitet.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj, i cili ishte në garë me Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja.

Në Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi, ndërsa në garë kandiduan Irena Nikaj dhe Robert Damo.

Aurela Saliaj është zgjedhur rektore e universitetit “ Ismail Qemali” në Vlorë. Saliaj ishte në garë me Evelina Bazini pedagoge në fakultetin e Ekonomisë dhe Kreshnik Bello. Aurela Saliaj ka mbajt postin si dekane e fakultetit të shëndetit ndërsa ka fituar me rezultat të ngushtë përballë dy kanditatëve të tjerë.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi. Shkëlqim Fortuzi mori 121 vota, Osman Metalla 101, Lindita Mukli 53 vota dhe Andon Kume 51 vota.

Në universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ kandidoi vetëm një kandidat për rektor, Elvira Fetahu.