Deputetja e PD-së Ina Zhupa akuzoi qeverinë shqiptare se e ka rrudhur Butrintin dhe se synon të bëjë në parkun arkeologjik, vila.
Teksa foli për raportin e UNESCO-s për Parkun e Butrintit ajo tha se ai evidenton keqmenaxhimin e tij na ana e qeverisë.
Zhupa tha gjithashtu se parku përballet me një menaxhim përmes koncesionit që nuk e ka asnjë vend në botë.
“Për herë të parë në një raport të UNESCO-s gjejmë shqetësime për menaxhimin. Raporti ka të bëjë me keqmenaxhimin në dy vitet e fundit. Qeveria ka kontribuar në raportin e UNESCO-s për Butrinin. Butrinti fatkeqësisht ndodhet sot përballë një menaxhimi, që nuk e ka ansjë shtet tjetër në botë, një koncesion. Qëllimi është fitimi, ku brenda do të ketë dyqane, restorante, bare, qendra kinemaje. UNESCO dëshiron që Butrinti të duket si në antikitet. Nëse Butrintin e rrethon dhe hyn në kufirin e Butrintit, mbetet si ishull që nuk ruan dot as peisazhin natyror. Qeveria do që të ndërtojë vila në Butrint, ka rrudhur qytetin e lashtë.” – tha Zhupa.