Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti të rëndë në Hamallaj, Durrës.
Në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa vktima është identifikuar si Alban Hasrama, i cili ishte udhëtuar në makinën që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E.K.
Ndërkohë mjeti tjetër tip “Audi” drejtohej nga 25-vjeçari Orges Merdita.
Njoftimi
“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”