Belgjika ka arritur fitoren e parë në Grupin E të Euro2024 duke mundur Rumaninë.
Pas një nisjeje të dobët duke u mundur prej Sllovakisë, belgët kanë mundur të reagojnë në ndeshjen e sotme duke i rikthyer në garë për sa i përket kualifikimit në fazën finale.
Golat për Belgjikën u shënuan nga Tielemans në minutën e 2’ dhe De Bruyne në minutën 80’.
Rumania nga ana e saj ka tre pikë në llogari pas fitores ndaj Ukrainës në ndeshjen e parë dhe është në pozita ende të mira për një vend në turin tjetër. Megjithatë këtë do e vendosë në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë.