Vendosni fjalën kyçe....

Spanja rotacion ndaj Shqipërisë


Spanja pritet të bëjë rotacion në ndeshjen e fundit në grup ndaj Shqipërisë duke qenë se është kualifikuar pas dy fitoreve ndaj Koacisë e Italisë.

Trajneri De la Fuente do lërë jashtë një pjesë të  mirë të titullarëve të deritanishëm çka është një avantazh për Shqipërinë në ndeshjen e fundit në grup.

Kombëtarja shqiptare ka një pikë në llogari dhe në rast fitoreje ndaj Spanjës do ishte shumë pranë kualifikimit si një nga katër ekipet e vendeve të treta që do shkojnë më tej.

Megjithatë Spanja ka lojtarë tejet të mirë edhe në stol kështu që misioni nuk parashikohet të jetë aspak i lehtë.