Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj, policia i vë në pranga


Një 29-vjeçare është dhunuar nga babai i saj, vëllai dhe i fejuari, duke shënuar një rast të rëndë të dhunës në familje.

Policia ka njoftuar ditën e sotme se babai i identifikuar me inicialet A. B., 60 vjeç, vëllai E. B., 26 vjeç dhe i fejuari i saj A. J., 34 vjeç janë vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në banesën e të atit të 29-vjeçares, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“,-njofton policia.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.