Policia australiane njoftoi sot se po heton një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Adelaide, në jug të vendit, që çoi në evakuimin e saj dhe shkaktoi lëndime të lehta në disa persona.
Sipas policisë gjithashtu Australisë Jugore tha se mori informacion për dy grupe të rinjsh që po përlesheshin në zonën e qendrës tregtare Westfield Marion, me disa prej tyre të armatosur.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan skena kaotike në qendrën tregtare ndërsa njerëzit nxituan drejt daljeve dhe oficerë policie të armatosur që mbushnin ndërtesën, shkruajnë mediat e huaja.