Vendosni fjalën kyçe....

Dredhja e zinxhirit

Nga Klodian Tomorri

Plani për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës dhe kthimin e saj në autostradë me korsi më të gjera dhe dy të tjera shtesë është ideuar që në vitin 2013.

Çfarë bënë këta?

I futën njëherë dy rreshta me palma anës rrugës. Pastaj kur u thanë palmat i futën pisha. Kostoja e pishave 6 mijë euro copa.

Tani kanë tenderuar 3 kilometra sa për sy e faqe dhe me këto ritme kismet nga 2040-a edhe e mbarojnë.

I gjithë veriu i Shqipërisë është në kaps prej shumë vitesh. Në verë shndërrohet në një makth të tmerrshëm.

Çfarë bënë këta?

Refuzuan financimin e BE-së se gjasme donatorët kanë procedura burokratike dhe vonojnë projektet. Zgjodhën të bënin koncesion me Nuen, i cili e mbajti rrugën 5 vjet peng dhe si përfundim nuk gjeti dot paratë.

Dy akse të tjera nga Rrogozhina në Fier i kanë shpallur fituesit e tenderave para dy vitesh, por akoma nuk kanë nënshkruar kontratat.

Javë për javë del ministrja e infrastrukturës dhe thotë shumë shpejt do të firmosim kontratat dhe do tenderojmë Milot-Balldrenë dhe pastaj Balldrenë-Murriqan. Ka dy vjet që e shtyn kështu zonja ministre.

Me shumë gjasa të katra këto akse nuk kanë për të përfunduar as në dekadën e ardhshme dhe ndoshta do mbahen peng sepse ata që i kanë marrë me koncesion s’kanë para t’i bëjnë.

I vetmi që e bëri rrugën ishte Generi. Thumanë-Kashar do i japë zgjidhje trafikut nga Kosova në Durrës, por pjesa tjetër e veriut do përballet me trafik edhe me të rënduar. Ti del me shpejtësi nga Tirana në Milot dhe pastaj përplasesh në hinkën e Lezhës.

Të gjitha akset që të çojnë në bregdetin e Shqipërisë nga Konispoli në Shkodër janë në kaps. Por ky numëron turistët çdo ditë.

Unaza e Tiranës ka 15 vjet që ndërtohet. Është gjithsej 23 kilometër rrugë.

Bypassi i Tiranës vazhdon të mbetet ëndërr. Por edhe këtu duhet bërë durim.

Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku një qeveri ja del të dredhë zinxhirin prej 12 vjetësh, pa berë asnjë vepër të madhe publike. Ndërsa shqiptarët janë populli i vetëm në botë që votojnë 3 mandate rresht për të palluar veten.

P.s

Respekt për të gjithë heronjtë që sot udhëtuan drejt detit dhe prekën në vetë të parë infrastrukturën spektakolare të turizmit. Ishallah kanë patur bidona me vete në makinë se do shpërthejë epidemi prostate në vend.