Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollahu shënjestron kazermat izraelite pas vrasjes së një komandanti


Grupi militant Hezbollah i Libanit tha të dielën se kishte shënjestruar një pozicion ushtarak në veri të Izraelit me një dron të armatosur në përgjigje të vrasjes së një komandanti islamik.

Izraeli dhe grupi i mbështetur nga Irani, një aleat i Hamasit, kanë shkëmbyer zjarr pothuajse në çdo zonë ndërkufitare që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor.

Njoftimi i Hezbollahut ka ardhur disa orë pasi është publikuar një video në të cilën tregohen lokacionet e shënjestruara në Izrael, teksa rriten shqetësimet për një konflikt të madh në mes të dy armiqve.

Të shtunën, grupi Jamaa Islamiya ka bërë të ditur vdekjen e njërit prej komandantëve, Ayman Ghotmeh, duke thënë se ai është vrarë “në bastistjet e zionistëve” në Kaira, në zonën lindore Beka të Libanit.

Izraeli më vonë konfirmoi se kishte kryer sulmin, duke thënë se Ghotmeh ishte përgjegjës për furnizimin e Forcave Fajr, krahut të armatosur të Jamaa Islamiya dhe Hamasit me armë në zonë.

Ushtria izraelite ndërkohë tha në një deklaratë se një dron “ka kaluar nga Libani dhe ka rënë në zonën e Beit Hillel”, duke shtuar se “nuk është raportuar për të lënduar”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Barrons