Vendosni fjalën kyçe....

Kolumbi, tre të vrarë dhe nëntë të plagosur nga shpërthimi i një makine me eksploziv


Tre persona humbën jetën, duke përfshirë një polic dhe tetë të tjerë të cilët u plagosën nga një makinë me eksploziv në një rajon të Kolumbisë.

“Një ngarkesë shpërthyese e vendosur në një automjet privat shkaktoi  vdekjen e një oficeri policie Santiago Moreno Rios, të një shitësi dhe një personi tjetër”, tha ministria e mbrojtjes e vendit në rrjetin social X.

Ai tha se dy oficerë të tjerë dhe gjashtë civilë u plagosën në shpërthimin e së premtes në departamentin jugperëndimor të Narinos.

Sulmi i së premtes ndodhi në të njëjtën ditë kur rebelët në departamentin Cesar vranë një polic dhe plagosën një tjetër.

Presidenti Gustavo Petro shprehu solidaritetin me familjet e viktimave të të dy sulmeve dhe tha se “ata që zgjedhin rrugën e luftës në vend të paqes do të vazhdojnë të përballen me peshën e plotë të ligjit”.

Sulmet vijnë përpara negociatave të hënën në Karakas midis qeverisë kolumbiane dhe përfaqësuesve të Segunda Marquetalia.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Barrons