Vendosni fjalën kyçe....

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit, shkak ndërprerja e energjisë elektrike


Të gjitha fluturimet nga dy terminalet kryesore në Aeroportin e Mançesterit janë anuluar pas një “prerjeje të konsiderueshme të energjisë”.

Aeroporti u bëri thirrje pasagjerëve që udhëtojnë nga terminalet të qëndrojnë larg deri në njoftimin e mëtejshëm.

Mësohet se ndërprerja e energjisë goditi vetëm aeroportin, pasi fillimisht mendohej se kishte prekur të gjithë zonën përreth.

Një zëdhënës i aeroportit tha se të gjitha fluturimet nga Terminalet 1 dhe 2 janë anuluar “deri në një njoftim tjetër”.

Pasagjerët tashmë brenda aeroportit janë përballur me vonesa të mëdha, me imazhet që tregojnë radhë të mëdha njerëzish atje këtë mëngjes.

Ka pasur raste kur bagazhet e disa njerëzve nuk ishin në fluturime, shkruan Sky news.