Vendosni fjalën kyçe....

Verstappen fiton edhe çmimin e Spanjës


Piloti i Red Bull, Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Spanjës në cirkuitin e Montmelo duke lënë pas në podium Lando Norris dhe Lewis Hamilton.

Pasi triumfoi në garën e Kanadasë, holandezi vendos “diktatin” edhe në Katalonjë dhe është drejt titullit të katërt radhazi në karrierë.

Edhe pse u nis nga vendi i dytë, Verstappen ia doli të kalonte Norris dhe ta linte pas deri në vijën fundore. Dështim për Ferrarin, me Sainz të katërtin dhe të riun Bearman në vendin e 12-të.

Pas kësaj gare, Verstappen rrit edhe më shumë diferencat në krye të klasifikimit me pilotin e Red Bull që është në kuotën e 194 pikëve, i ndjekur nga Leclerc me 138 pikë ndërsa në vend të tretë është Norris me 131 pikë.