Një projekt i financuar nga taksapaguesit britanikë është vendosur për të hulumtuar lidhjet midis qumështit dhe kolonializmit, shkruan Daily Mail.
Akademikët në një muze të Oksfordit do hulumtojnë ‘natyrën politike’ të qumështit dhe ‘trashëgiminë e tij koloniale’.
Një nga ekspertët e përfshirë ka argumentuar më parë se qumështi është një ‘obsesion i Evropës Veriore’ që është imponuar në pjesë të tjera të botës.
Dr. Johanna Zetterstrom-Sharp tha se supozimi se qumështi ishte një pjesë kyçe e dietës njerëzore ‘mund të kuptohet si dietë e supremacisë së bardhë’, pasi shumë popullata jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut kanë nivele të larta të intolerancës ndaj laktozës në moshë madhore.
Projekti i ri, ‘Mjelja: kolonializmi, trashëgimia dhe angazhimi i përditshëm me bulmetin’, ka fituar financim nga Këshilli i Kërkimeve të Arteve dhe Shkencave Humane.
Vetë këshilli financohet nga Qeveria përmes Departamentit për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale dhe shpërblen rreth 110 milionë stërlina (139 milionë euro) për studiuesit në universitete dhe organizata të pavarura.
Projekti i qumështit do bazohet në Muzeun Historik të Shkencës në Oksford, i cili njoftoi se kishte marrë fonde. Madhësia e grantit ende nuk është zbuluar.
Muzeu tha: “Duke u përqendruar në komunitetet që ndërthurin industrinë, ndihmën dhe rregullimin e qeverisë, projekti synon të përqendrohet në trashëgiminë si një kornizë jetike për të kuptuar se si trashëgimitë koloniale ndikojnë në çështjet bashkëkohore dhe ndikojnë në jetën e njerëzve.
Nëpërmjet ditarëve të qumështit, kërkimeve arkivore dhe podcastit pjesëmarrës, do hetohet angazhimi historik me qumështin, ndërtimin e rrjeteve me konsumatorët dhe prodhuesit në Britani dhe Kenia. Projekti do vërë në dyshim aspektet e përfytyruara dhe të vërteta të qumështit, duke zbuluar natyrën intime dhe politike të kësaj lënde të përditshme.”