Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, shpëtohen 77 emigrantë në det, erërat e forta rrezikuan mbytjen e varkës


Autoritetet greke kanë shpëtuar këtë të hënë 77 emigrantë në një operacion shpëtimi, të cilët udhëtonin në një varkë me vela, në Amorgos.

Sipas medias greke Protothema, emigrantët arritën të shpëtoheshin nga policia portuale, ndërsa varka ndodhej mes Amorgos dhe Astypalaia, një zonë me erëra të forta e cila rrezikonte jetën e emigrantëve.

Fillimisht varka u rrethua nga 3 varka të rojes bregdetare, të cilët morën emigrantët dhe i transportuan në portin e Naxos.