Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në SPAK


Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në SPAK.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua për “Shpërdorim detyre”.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.