Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike organizon protestë kombëtare në korrik


Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, PD do të organizojë protestë kombëtare në muajin korrik.

Sipas mediave, dy janë ditët që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet sot në orën 18:00, për mbajtjen e protestës, 12 korrik ose 13 korrik. Se cila do të jetë dita, kjo do të vendoset nga Kryesia.

Për shkak të temperaturave të larta, është menduar që kjo protestë të zhvillohet në orën 20:00, duke mundësuar që qytetarët të mos kenë shqetësime për shkak të motit ekstrem.

Kjo protestë kombëtare e opozitës vjen pas akuzave të vazhdueshme që PD ka bërë ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar, me mafian dhe pastrimin e parave.