Vendosni fjalën kyçe....

Qeni fiton çekun e pazakontë dhe një udhëtim turistik


Për qenin pekinez Wild Thang dhe pronaren e tij Ann Lewis, fitimi i titullit “Qeni më i shëmtuar në botë” nuk është një fyerje, por një nder.

Qeni me origjinë nga Coos Bay, Oregon, është fituesi i vitit 2024 i konkursit vjetor të qenit më të shëmtuar në botë.

Sipas faqes së internetit të konkursit, gara që ka nisur që nga viti 1988, nuk ka të bëjë me talljen me qentë “e shëmtuar”, por të argëtohet me disa personazhe të mrekullueshëm dhe t’i tregojë botës se këta qen janë vërtet të bukur.

Qeni 8-vjeçar, gjuha e të cilit i varet vazhdimisht nga goja, shkoi në shtëpi me një çek prej 5000 dollarësh dhe një udhëtim në New York City, që do shfaqet në emisionin Today të NBC të hënën, më 24 qershor.