Shtatë persona u vranë sot, duke përfshirë dy burra që ranë nga katet e fundit të një ndërtese tetëkatëshe të djegur që dikur ishte një institut kërkimor jashtë Moskës, raportuan mediat ruse.
Më herët, agjencia e lajmeve TASS raportoi se nuk kishte asnjë kontakt me gjashtë persona të bllokuar brenda ndërtesës. Nga ndërtesa dilte tym i zi dhe disa u bllokuan në katet e sipërme.
Disa dukej se po thyenin xhamat e dritareve. Një burrë u hodh nga kati më i lartë, ndërsa një tjetër me djegie të rënda ra në boshllëk dhe mbeti i vrarë, sipas pamjeve të shfaqura.
Shërbimet e urgjencës raportuan më herët se rreth 9 persona kanë mbetur të bllokuar brenda ndërtesës së djegur. Të paktën një person u shpëtua nga zjarrfikësit.
🚨🇷🇺BREAKING: AT LEAST 4 DEAD IN RUSSIA BUILDING FIRE
An office building in Fryazino, 20km from the center of Moscow, has been engulfed in flames, with reports of many people still trapped inside.
2 people jumped out of the burning building and died upon impact, while initial… pic.twitter.com/T3SjcnLwDC
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 24, 2024